Komuna e Vushtrrisë dhe MZHR investojnë në ndërtimin e depos për ruajtjen e patates dhe perimeve në Pestovë

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për projektin “Ndërtimi i depos për ruajtjen e patates dhe perimeve tjera në Pestovë”.

Vlera e projektit është 200,000€, kapaciteti deponues 4,000 t. Komuna ka përfituar donacion nga MZHR 60,000€, pjesën tjetër prej 140,000 Euro i investon Komuna e Vushtrrisë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Projekti është 2 vjeçar dhe është përkrahje direkte nga Komuna për prodhuesit vendor të patates dhe perimeve tjera.
Vizioni i qeverisjes lokale është të nxisë krijimin e klubit-shoqatës së prodhuesve vushtrrias të cilët në mënyrë të organizuar më pas përodrin këtë objekt kapital dhe në mënyrë të organizuar, ka deklaruar Tahiri. /Veriu.info/

SHPËRNDAJE