Komuna e Vushtrrisë subvencionon transportin e nxënësve me nevoja të veçanta

Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim për subvencionimin e transportit të fëmijëve me nevoja të veçanta, shkruan Veriu.Info

Subvencionimi do të bëhet nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Vushtrrisë, e cila do të subvencionojë prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta me qëllim të mbulimit të nevojave për transport.

Varësisht nga vendi i kryerjes së shkollës, prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta do të marrin shumën prej 400 dhe 500 euro. /Veriu.Info

SHPËRNDAJE