Komunat veriore ende me rregullore të UNMIK-ut, nuk paguajnë tatimet

Ligji për Tatimin në Pronë dhe ai për lejet e Ndërtimit vazhdojnë të mos gjejnë zbatim në katër komunat veriore (Mitrovica e Veriut, Zubin -Potoku, Leposaviqit dhe Zveçanit), shkruan sot Koha Ditore.

Dy prej tyre, Mitrovica e Veriut dhe ajo e Zveçanit vazhdojnë të veprojnë në bazë të një vendimi nga koha e UNMIK-ut, i cili nuk parasheh të hyra nga tatimi në pronë, lejet e ndërtimit, shfrytëzimi i pronave publike apo nga burimet e tjera të të hyrave komunale.

Kjo ka bërë që të hyrat vetjake të këtyre komunave gjatë vitit 2016 të jenë vetëm 50 mijë e 550 euro. E këto të hyra janë realizuar vetëm nga taksat administrative dhe ato për certifikatat e lindjes, të kurorëzimeve dhe të vdekjeve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE