Konfirmohet lidhja e deputetit me motrën e Dardan Molliqajt

Vitin e kaluar, në mediat online u raportua mbi një romancë të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Driton Çaushi me motrën e kolegut të tij, Dardan Molliqajt, Leonidë Molliqaj.

Sidoqoftë, gjithçka mbeti në suazat e një thashethemi për faktin që vetë protagonistët nuk u deklaruan asnjëherë mbi këtë pjesë, shkruan Prive.al.

Jetën private, ata e mbajtën private duke mos preferuar të ekspozohen në publik. Por, siç thuhet ku ka zë, s’është pa gjë!

Sipas burimeve të Prive.al, një fotografi që konfirmon lidhjen e dyshes. Dritoni dhe Leonida, në një aheng privat duken më të dashuruar se kurrë teksa vallëzojnë krah njëri-tjetrit.

SHPËRNDAJE