Konfirmohet mungesa e gjatë e Neymarit, ja kur pritet t’u rikthehet fushave të blerta

Neymar nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të Brazilit në kuadër të kualifikime për Kupën e Botës.

Këtë e kanë konfirmuar mjekët e “Selaços”, të cilët kanë kryer disa egzaminime për të parë nëse ai mund të luajë.

28 vjeçari i PSG-së u lëndua gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Basaksehir me 28 Tetor, ndërsa trajneri Thomas Tuchel shpresonte që ai të kthehet në Dhjetor, prandaj edhe selektori i Brazilit Tite vendosi që ta grumbullojë, për të parë nëse do të jetë i gatshëm.

Por, me detajet e fundit nga klinika, Neymari nuk do të rikthehet para vitit të ri 2021