Konfirmohet mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjen me Çekinë

Tashmë dhe zyrtarisht është konfirmuar se mungesa e dytë, pas Muriqit në përballjen me Çekinë do të jetë edhe Herolind Shala.

Sipas faqes, “Kosovan Futboll” në rrjetin social ‘Twitter’, mungesa e radhës për kombëtaren tonë, pra do të jetë pikërisht, mesfushori Shala.

Mesfushori Shala ishte në dyshim edhe pasi u grumbulluar me Kosovën të hënën, por tashmë duket se gjithçka ka përfunduar këtu për të.

Ndërkaq, teknikut Challandes i mbetet të mendoj një skemë më të detajuar të formacionit zyrtar për ditën e nesërme.

Kujtojmë se takimi Çeki – Kosovë, fillon nga ora 20:45.

SHPËRNDAJE