Konfirmohet nga trajneri blerja 80 milionëshe e Bayern

Bayern Munchen është shumë pranë blerjes së Lucas nga Atletico Madrid për 80 milion euro, dhe pritet që kalimi të bëhet gjatë janarit.

Diego Simeone është shprehur në një konferencë se do ta respektojë cili do që të jetë vendimi i mbrojtësit.

Kjo deklaratë ka shtuar zëra e interesimit të Bayernit për 22-vjeçarin që u shpall kampion bote me Francën.

Gjermanët pritet që të paguajnë klauzolën e lojtarit, dhe do ta bënte më të shtrenjtin e klubit bavarez.

SHPËRNDAJE