Konfirmohet rasti i parë në Gjykatën Themelore të kësaj komune

Konfirmohet edhe rasti i parë me Covid në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Bëhet fjalë për një gjyqtar, i cili ka dalë pozitiv.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë Lekë Muçaj.

“Gjyqtari nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar tek mjeku, i cili më pas e ka konstatuar që gjykatësi ka simptoma edhe i kanë bërë analizat dhe ka dale pozitiv. Gjykatësi e ka njoftuar Gjykatën”.

Muçaj tha se ata të cilët kanë pasur kontakte me gjykatësin janë liruar.

“Stafi që ka pasur kontakt me të afërt me të menjëherë është liruar të shkojë në shtëpi”.

Ai theksoi se Gjykata është duke punuar me rreth 40 për qind të stafit.

“Aktualisht janë duke u mbajtur vetëm seancat që janë të caktuara parapriakisht dhe që nuk kanë pasur mundësi të shtyhen, pra ato gjykimet janë duke u mbajt”.

Ai tha se për rastin në fjalën kanë njoftuar Këshillin Gjyqësorë të Kosovës dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

SHPËRNDAJE