Konfirmohet shkrimi i Veriu.info: Jep dorëheqje Gent Begolli, drejtor i PTK-së

Ashtu siç kishte raportuar gazeta online Veriu.info para pak ditësh, ka dhënë dorëheqje drejtori i Telekomit Gent Begolli.

Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të PTK-së, mëson Gazeta Express. Sipas këtij burimi të besueshëm arsyet e dorëheqjes janë personale.

“Arsyet e dorëheqjes janë personale”, thë ky burim në kushte anonimiteti.

Sidoqoftë, Begolli e ushtroi detyrën e të parit në PTK për rreth katër muaj.

Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës. Begolli ka qenë drejtor i shërbimeve publike në qeverisjen e kaluar në Prishtinë nga radhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës. ai ishte bartës i listës së AAK-së në zgjedhjet lokale për Komunën e Prishtinës.

Tash e një kohë PTK ndodhet në krizë, madje mediat dhe njohësit e çështjeve ekonomike kanë theksuar se kjo ndërmarrje publike është drejt falimentimit.

Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që vet e kishte vendosur Begollin në pozitën e drejtorit i ka bërë presion atij për aferën e Z Mobile për shkëputje të kontratës./Veriu.info/

 

Haradinaj i kërkon shkëputjen e kontratës me Z-Mobile, Kryeshefi i Telekomit në prag të dorëheqjes?

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE