Konfirmohet vdekja e të dyshuarit kryesor

I dyshuari kryesor për sulmin në Barcelonë, Moussa Oukabir është një nga meshkujt e vrarë nga policia në Cambrils, shkruan BBC.

I vetmi person ende në arrati raportohet të jetë Younes Abouyaaqoub, i cili ka lindur në Marok, por ka jetuar në Ripoll.

Ndryshe, deri tani tre prej të vdekurve në sulmin e Barcelonës janë emëruar. Ata janë spanjolli Francisco López Rodríguez, 60-vjeçar, dhe dy italianë – Bruno Gulotta, 35 vjeçar dhe Luca Russo, 25 vjeçar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Një belg dhe një qytetar amerikan, të dy pa emër, gjithashtu janë konfirmuar të vdekur.

SHPËRNDAJE