Konfirmon FFK: Ja çfarë po ndodh me Albert Bunjakin

Largimi i Albert Bunjakit nga posti i trajnerit të Kosovës është çështje javësh dhe këtë e konfirmon edhe sekretari i Federatës së futbollit, Eroll Salihu.

Në një intervistë për Sportin në KTV, Salihu ka deklaruar se kryetari i FFK-së Fadil Vokrri ka biseduar me Bunjakin dhe i ka treguar se nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura dhe tanimë FFK-ja ka filluar të mendojë pasardhësin e tij.

I dyti i FFK-së që e vlerëson shumë punën gati 10 vjeçare të Bunjakit, ka thënë se ende nuk dihet se kush do të jetë në krye të Kosovës, por e ka përjashtuar një emër të njohur.

I pyetur se a do të jetë trajneri i ri shqiptar apo i huaj, sekretari i FFK-së, tregohet i prerë në këtë drejtim.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, kishte dalë me qëndrim zyrtar rreth rezultateve të Kosovës me Albert Bunjakin në krye, ku kishin shprehur haptas pakënaqësinë e tyre, pas humbjeve të njëpasnjëshme.

Bunjaki e ka paralajmëruar largimin pas përfundimit të ciklit kualifikues, ndërkaq sipas Eroll Salihut, FFK-ja është e gatshme t’ia ofrojë ndonjë pozitë tjetër.

SHPËRNDAJE