Konfirmon KFOR: Disa pjesëtarë të personelit kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus, dy punëtorë civilë kanë vdekur!

KFOR-i ka konfirmuar se disa nga pjesëtarët e personelit janë testuar pozitivë me koronavirus dhe dy punëtorë civilë kanë vdekur.

Gjenetalmajori Michele Risi, nëpërmjet një komunikate, thekson se janë të përkushtuar për të parandaluar përhapjen e koronvirusit Covid-19.

Në njoftim, thuhet se cilido ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19 apo ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinë.

“Ashtu si në pjesën tjetër të shoqërisë, disa nga pjesetaret e personelit tane janë testuar pozitiv, dhe për fat të keq dy punëtorë civilë humbën jetën. Cilido ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19 apo ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinë. Nëse ushtarët e KFOR infektohen, ata trajtohen ne hapesirat mjekësore në bazat e KFOR-it dhe futen n ë karantinë për të zvogëluar ekspozimin, përpara se të evakuohen.”