Konflikte biznesi e prone, digjet shtëpia e biznesmenit shqiptar

Një shtëpie në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit i është vënë zjarri gjatë orëve të natës mes të premtes dhe të shtunës, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes të ndodhur brenda saj.

Shtëpia raportohet t’i përkasë një biznesmeni në fushën e industrisë ushqimore, të identifikuar nga policia si Ilirjan Saliaj, ndërsa zjarrvënia dyshohet të ketë si shkak konflikte të ndryshme biznesi dhe prone.

Të dyshuarit i hodhën një sasi të konsiderueshme benzine në derën e shtëpisë gjatë natës, e më pas e kanë ndezur atë. I gjendur në këto rrethana rreziku, i zoti i shtëpisë ka arritur me vështirësi të zbresë fëmijët nga ballkoni në ballkon për te fqinjët e një kati më poshtë.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Nga hetimet paraprake mësohet se ky shtetas ka konflikte biznesi mbi një supermarket dhe një truall. Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e personave me të cilët Saliaj ka mosmarrëveshje.

SHPËRNDAJE