Konjufca konfirmon takimin me zyrtarë të koalicionit PAN: Ja çfarë kemi biseduar!

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka konfirmuar takimin e zhvilluar me zyrtarë të koalicionit PAN lidhur me planin e tyre për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kojnufca, tha se ka marrë pjesë në këtë takim për të pasur me të qartë inciativën e deputetëve nga pozita për ndalimin e Specialës.

“Unë e kam pas një takim në fund të dhjetorit me përfaqësuesit e NISMA-s dhe AAK-së. Unë I kam dëgjuar me kujdes, sepse i janë dashur Lëvizjes Vetëvendosje ato qëndrime që të dihet si të veprojnë”, tha Konjufca.

Tutje, ai ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij rreth Gjykatës Speciale, duke thënë se janë kudnër saj ashtu siç ishin edhe në vitin 2015, kur u miratua.

Ndrysh Pal Lekaj, Ahmet Isufi e Memli Krasniqi kanë qenë nikoqir të një takimi para Vitit të Ri me shefin e grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca. Takimi është mbajtur në njërin prej lokaleve në Prishtinë. /Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE