Konjufca: Në planin e VV’së për ekonomi, projektet e mëdha duhet të kalojnë përmes Kuvendit

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka propozuar që projektet e rëndësishmë të shtetit duhet të kalojnë përmes shtetit.

“Çdo projekt i rëndësishëm i shtetit duhet me kapërcye nëpër parlamentin e shtetit”, ka thënë Konjufca.

Konjufca gjithashtu po konsideron se problemi në mes bankave dhe qytetarëve qëndron te fakti se qytetarët po marrin kredi nga bankat për çështje të ndryshme dhe jo për investime biznesore.

“Bankat fitimin më ta madh e kanë prej njerëzve që nuk marrin pare për investime por për çështje tjera të ndryshme”, është shprehur Konjufca.

SHPËRNDAJE