Konjufca: Nisma nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, me VV nuk ka pazare politike

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Nisma Social Demokrate nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti.

‘’Ende nuk kemi marrë vendim në VV. Por aq sa e njoh atmosferën e brendshme në Vetëvendosje, Nisma nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme’’, ka thënë Konjufca sonte në Argument Plus.

‘’Qeveria Kurti nuk mund të kushtëzohet nga askush. Peng i askujt që do pote për veti. As me LDK ne ende s’kemi folë për ministra e deputetë. Duhet me u mësu të gjithë, se me VV nuk ka pazare politike’’

‘’Nisma po kallxon me veprime se shumë thellë ka qenë në kapje të shtetit. Mënyra se si po sillen me gjyqtarët dhe prokurorët, për me e minu kredibilitetin e sistemit të zgjedhjeve’’

SHPËRNDAJE