Konjufca- Nismës: Leni lojërat, u mobilizuat me i gjetë votat ku janë e ku s’janë

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje sonte në Argument Plus ka thënë se Nisma Social Demokrate është mobilizuar me gjitha strukturat vetëm që të arrijë kalimin e pragut.

‘’Në momentin kur këta e kanë kuptu që me 844 vota Nisma bie, këta janë mobilizu me gjet një zgjidhje. Zgjidhja e parë ka qenë diaspora, me i anulu votat e diasporës.

Kur nuk mujtën me arritë, e zgjodhën qëllimin më të lehtë. Le t’ia heqim njo 3 mijë vota Listës Serbe ku nuk dëmtohet me asnjë deputet. Nuk u ndryshon as renditja. Lista Serbe nuk ka kurrëfarë dëmi prej kësaj pune. Të tregtojmë dhe të bëjmë pazar me këto vota që nuk e dëmtojnë Listën Serbe, por VV’në’’, ka thënë Konjufca.

‘’Kjo ka qenë skenar i përkryer për të gjithë ata që e luftojnë VV’në. Nëse Nismës do t’i dështonte kjo ankesë, do të gjenin disa vota tjera, ku janë e ku s’janë, 30 mijë vota kudo që janë sepse u mobilizu krejt sistemi sepse aty është kufiri ku Nisma hyn në Kuvend’’

‘’Le t’i lënë shpifjet, lojërat e patriotizmit kush po mbron vota prej Serbisë, e kush jo. Argumenti im ishte që po të ishte patriotizmi, Nisma nuk do t’i kish pranu këto vota më 2014, e 2017.

I mbyllnin sytë dhe thonin se ky është ligji’’

‘’Shumë e dyshimtë dhe skenar politik. Këtu nuk bën me përjashtu edhe korrupsionin dhe paratë’’

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE