Konjufca-PAN’it: Na keni lodhur duke na thënë se i keni numrat, ku i keni ata numra sot?

Glauk Konjufca, ka thënë se mungesa e PAN’it në seancën konstituive, është dicka e pashembullt në historinë e parlamentarizmit.

“Është e pashembullt në historinë e parlamentarizimit në Europë që ai që i thotë vetes fitues i zgjedhjeve dhe të cilëve sipas një aktvendimi të Kushtetueses ju takon të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, vetë ata nuk vijnë në Kuvend”, ka thënë Konjufca.

“Athua ku është problem i PAN’it që nuk po vijnë në seancë?Nuk po ju pëlqen rezultati i zgjedhjeve? Nuk i kanë numrat për Kadri Veselin? Nuk po duan të mbesin në opozitë? Apo mos janë këto trija së bashku?”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se PAN ‘na kanë lodhur duke na thënë se i kanë numrat, por nëse i kanë pse nuk po vijnë në Kuvend”.

“Ata na kanë lodhur duke na thënë se janë fitues të zgjedhjeve dhe se i kanë votat, atëherë nëse këto janë të vërteta, atëherë pse po e mbajnë peng krijimin e institucioneve të Kosovës. Çka ndodh nëse atyre që u takon ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit, vazhdojnë pa fund të mos vijnë në Kuvend? Nuk kemi asnjë rregull ku mund ta lexojmë këtë”, ka thënë Konjufca. /Periskopi

SHPËRNDAJE