Konjufca thotë se nuk është vendosur nëse Vitia eshtë figura më kredibile për Prishtinën

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mund të jetë kandidati i tyre për kryetar të Prishtinës.

Konjufca tha se ende nuk është vendosur por sipas tij, Vitia është figura më kredibile që do ta fitonte garën në Prishtinë.

“Ende nuk është vendosur por Arben Vitia do të ishtë figura më kredibile që do ta fitonte atë betejë”, tha Konjufca në Rubikon.