Konkurs pune apo përgjegjësi!

Shkruan: Mehmet Selaci

Kandidimi për një vend në asamblenë komunale, nga shumica e kandidatëve nëpër shumicen e listave bëhet vetëm me shpresën se në rast të fitores, të sigurojnë një pagë, gjegjësisht një vend pune me kontratë katër vjeçare.

Pra, sipas meje, ideja e kandidimit si e tillë, nuk duhet të ketë si qëllim kryesor pagën.

Kur jemi te paga, dua të bëj të ditur se paga e një asamblisti është 196 €, e jo siq mendojnë shumica, 400 € apo 500 €, pra pagë relativisht e ulët.

Mendoj se qëllimi i kandidimit për të gjithë, duke më perfshirë edhe mua, duhet të jetë angazhimi për të sjellë një kualitet në politikë-bërje, për të ngritur nivelin e debatit mbrenda Kuvendit Komunal, pra për të rritur cilësinë e qeverisjes komunale, që si pasojë do të kishte përmirësimin e jetës së qytetarit tonë.

Kuvendi Komunal, si institucion, është duke u nëpërkëmbur me vetë faktin që shumica e kandidatëve ende pa e fituar mandatin nuk e kanë hallin se a janë të zot ta kryejnë punën me pëgjegjësi, se a do të mund ti dalin hakesh besimit të dhënë nga votuesit, por hall të vetëm kanë vetëvetën, duke shpresuar që të punësohen pa i menduar gjërat tjera.

Shpresoj që qytetarët do të jenë sy-qelë dhe do të votojnë për njerëzit profesional, të preokupuar për interesin e përgjithshëm, të denjë për pozitën e përfaqësuesit të popullit, e jo ta hedhin voten për dikë vetëm pse e kanë familjar apo pse deshirojnë ti ndihmojnë që të punësohet.

(Autori është kandidat i VV-së për asambleist në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë)