Korab Shaqiri i bëri dhuratën më të bukur djalit për ditëlindje

Njëri ndër emrat më të dashur të skenës, Korab Shaqiri i bëri dhuratën më të bukur djalit të tij, Alteut.

Sot bukuroshi Alteu ka ditëlindjen dhe i ati u përkujdes t’ia bëjë edhe më të veçantë këtë ditë, i dedikoi këngën “Biri im”. Kjo këngë erdhi e shoqëruar me një klip të veçantë.

Në fillim të klipit shihet bukuroshi teksa i fryen qirinjtë dhe duke kënduar këngën e ditëlindjes.

Kënga interpretohet me dashuri të madhe nga Korabi, teksa edhe teksti i kësaj kënge është tejet emocionues.

SHPËRNDAJE