Koronavirusi arrin edhe në Gjermani: Konfirmohet rasti i parë

Gjermania ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit vdekjeprurës, një epidemi që shpërtheu në Kinë në fund të vitit 2019, raporton Reuters.

Zyra e shëndetit bavarez konfirmoi dje se virusi kishte infektuar një banor të Starnberg, një qytet tridhjetë kilometra larg Mynihut.

I infektuari aktualisht është në gjendje të mirë dhe nën mbikëqyrjen e një mjeku, njoftojnë mediat.

Asnjë detaj nuk u publikua në lidhje me pacientin, moshën dhe as kombësinë e tij.

Personat që kanë qenë në kontakt me pacientin janë informuar për simptomat e mundshme të sëmundjes, dhe masat që duhet të merren në rast të ndryshimeve në shëndetin e tij, njoftoi institucioni shëndetësor bavarez.

SHPËRNDAJE