Koronavirusi: Shkencëtarët zbulojnë se mund të fillojë valë e dëmtimeve në tru si pasojë e COVID-19

Të mërkurën shkencëtarët paralajmëruan se një valë potelciale e dëmtimeve në tru si pasojë e COVD-19 e shkaktuar nga SARS-CoV-2, shkruan Reuters, transmeton Veriu.Info

Problemet neurologjike përfshijnë komplikime nga inflamacioni e deri te psikoza dhe deliri.

Një studim nga Unviersiteti i Londrës përshkroi 43 raste të pacientëve me COVID-19 të cilët pësuan probleme të përkohshme me funksionimin normal të trurit, goditje në tru, dëmtim nervor dhe efekte të tjera në tru.

“Brenga ime është se kemi miliona njerëz me COVD-19 tani. Dhe nëse brenda një kohe të një viti kemi 10 milionë të shëruar, dhe ata njerëz kanë defekte kognitive…atëherë kjo do të afektojë aftësinë e tyre për të punuar dhe kryer aktivitetet e jetës së përditshme”, tha Adrian Owen, një neuroshkencëtar i Universitetit të Western në Kanada. /Veriu.Info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE