Koronavirusi “shpërtheu” në ndeshjen Liverpool-Atletico Madrid, pas këtij dueli vdiqën 41 persona!

Edhe pse kanë kaluar dy muaj, takimi Liverpool-Atletico vazhdon të prodhojë polemika për shkak të koronavirusit.

Një raport i Edge Health, i cili analizon të dhënat nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Britanik (NHS), thotë se ky takim shkaktoi 41 vdekje shtesë nga koronavirusi.

Takimi u mbajt në 11 mars, me alarmin ndezur sa i përket sëmundjes së njohur dhe dy ditë para se Pedro Sanchez të shpallte gjendje alarmante në Spanjë.

Sipas të dhënave të menaxhuara nga raporti Edge Health, botuar në Sunday Times, Spanja kishte rreth 640,000 raste pozitive në 11 mars, ndërsa në Britani kishte 100,000.

Një muaj pas ndeshjes, kryetari i Komunës së Madridit, Martinez-Almeida tha se ishte një gabim që tifozët e Atlético të udhëtojnë për në Liverpool për të shikuar ndeshjen.

SHPËRNDAJE