Kosnett ka një mesazh për qeverinë Kurti

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), sonte u organizua një pritje solemne me të ftuar aktivist dhe përfaqësues të institucioneve si dhe ambasadorë të akredituar në Prishtinë.

Ambasadori i SHBA, Philip Kosnett i cili fillimisht shprehu respektin për të gjithë të mbijetuarit, tha se jo kategori duhet të jetë në vëmendje të vazhdueshme.

“Gratë dhe burrat që kanë mbijetuar dhunimit gjatë luftës nga forcat e armikut, përballen me dhembje të mëtejme nga fqinjët, miqtë dhe familjarët.

Të gjithë i kemi dëgjuar ato rrëfime nga të mbijetuarit që fizikisht janë dëshpëruar”, tha Kosnett.

Ai ka kërkuar nga qeveria e ardhshme që kjo kategori e të mbijetuarve të trajtohet mirë dhe dinjitetshëm. Drejtoresha e QKMRT-së, Feride Rushiti theksoi se ky përvjetor sa është i rëndësishëm, është edhe emocional.

“Atë botë qendra jonë ishte e vogël, por vullneti dhe përkushtimi jonë ishte i madh. Bëmë që ne të shtrijmë shërbimet tona anë e mban Kosovës dhe shumë shpejt kjo qendër u shndërrua në shpresë të madhe për jetën e atyre që lufta e fundit u la pasoja të rënda fizike, mendore e shëndetësore.

Andaj, kjo qendër për gjatë dy dekadave ishte adresa kryesore për më shumë se 18 mijë individëve, apo familjarëve t tyre që kanë përfituar drejtpërdrejt apo tërthorazi nga shërbimet e QKRMT-së”, tha Rushiti.

Ajo shtoi se për dy dekada të QKRMT-së ka pasur përkushtim për një shoqëri më të mirë dhe me të drejta të njeriut.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott tha se të mbijetuarit e dhunës seksuale meritojnë respekt të veçantë dhe përkushtim për ta çdo herë.I pranishëm ishte edhe Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukweg./KP/

SHPËRNDAJE