Kosnett përgëzon Kurtin për performancën e qeverisë dhe masat e ndërmarra për COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin Philip Kosnett dhe shefen e Njësisë së Ekonomisë pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Lori Michaelson.

“Ambasadori Kosnett e përgëzoi Kryeministrin për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me Corona Virus COVID-19.

Michaelson nënvizoi rëndësinë e orientimit të buxhetit të ri veçanërisht në aspekte zhvillimore”, thuhet në njoftimin për media.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin, Kosnett, për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës.

Më tutje ai theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE