Kosnett reagon për blerjen e votave, ja çfarë thotë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë Philip Kosnett , ka ftuar qytetarët e Kosovës që të raportojnë parregullsitë, frikësimet ose blerjen e votave që mund të hasin në procesin e votimit.

Kosnett thotë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme varen nga individët ashtu sikurse edhe nga organizatat.

Monitorimi i zgjedhjeve sipas tij, siguron që zgjedhjet janë të lira.

“Nëse ju qytetarë shihni akte të frikësimit, blerje të votës ose shkelje të tjera ju mund t’i raportoni ato tek autoritetet”, ka shkruar Kosnett në twitter.