Kosova blen mbi 100 milionë kg produkte nga Kina – a rrezikohemi nga virusi?

Së pari një virus misterioz shpërtheu në qytetin Wuhan të Kinës.

Kur u pa që virusi ishte diçka që nuk është parë më herët, ai vend prej 11 milionë banorëve u izolua.

Por, jo edhe virusi. Në fakt, ai mbyi mbi 50 veta e infektoi mbi 2 mijë të tjerë.

Veç kësaj me këtë virus u infektuan njerëz edhe në Korenë e Jugut, Rusi, Kanada e ShBA, shkruan gazeta inFokus.

Por, sa e sigurte është Kosova?

Gazeta inFokus ka kërkuar të dhëna nga Doganat e Kosovës për vlerën e mallit që vije në Kosovë.

Kështu, sipas përgjigjes nga Doganat e Kosovës, në vitin 2018 kishte hyrë mall nga Kina në Kosovë në vlerë prej 281 milionë euro ndërsa më shumë pati në vitin 2019 prej plot 306 milionësh, shkruan gazeta inFokus.

“Vitin 2018 kemi pasur nga Kina import në sasi prej 120 milion kg dhe me vlerë prej 281 milion euro , derisa ne vitin qe lamë pas kemi pasur 125 milion kg produkte me vlerë prej 306 milion euro pra një rritje e vlerës prej 9 % me shume”, thuhet në përgjigjen e Doganës për gazetën inFokus.

Megjithatë, mjekët u deklaruan për porositë që bëhen përmes platformës “Aliexpress” se nuk rrezikohen qytetarët, pasi për kohën derisa vijnë këto produkte, virusi nuk mund të mbijetojë.

SHPËRNDAJE