Kosova dominuese ndaj Shqipërisë, fiton 3-0 (VIDEO)

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e radhës nën drejtimin e trajnerit Bernard Challandes.

Challandes ka shënuar tri fitore në tri ndeshje te Kombëtarja e Kosovës, pas fitores me rezultat 3 me 0 ndaj Shqipërisë.

Kosova tregoi dominimin ndaj Shqipërisë në ndeshjen e luajtur në Zurich të Zvicrës, duke triumfuar me rezultat bindës.

‘Dardanët’ e nisën furishëm ndeshjen, duke pasur mundësinë e parë për gol me anë të Donis Avdijajt.

Por, goli erdhi në minutën e 20′, kur pas një asistimi fenomenal të Besar Halimti, topin në rrjetë e dërgoi Arbër Zeneli.

Kosova e nisi mirë edhe pjesën e dytë, ku shënoi në minutën e 50′, kësaj radhe me një super gol të Arbër Zenelit, që e shënoi golin e dytë personal.

Golin e tretë, dhe për rezultatin përfundimtar 3:0, e realizoi i inkuadruari në pjesën e dytë Edon Zhegrova, në minutën e 67′ të ndeshjes. /Insporti.com

Goli i parë i Arbër Zenelit (20′) 1-0:

Goli i dytë nga Zeneli (50′) 2-0:

Goli i tretë i shënuar nga Zhegrova (67′) 3-0:

SHPËRNDAJE