Kosova e para për nga numri i të vdekurve nga Covid-19, Haxhiu kërkon dorëheqjen e Hotit

Ish Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar largimin e Qeverisë së Avdullah Hoti.

Kjo pas publikimi të dhënave ku Kosova renditet e para në botë për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi.

“Në kohën e Qeverisë Kurti, Kosova ishte shembull në menaxhim të pandemisë ndërsa tani afër 3 muaj prej kohës kur u instalua Qeveria Koti, Kosova renditet e para për nga numri i të vdekurve nga virusi Covid – 19.Qeverinë jolegjitime që po e rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve duhet ta largojmë sa më parë”, ka shkruar ajo.

Universiteti i “John Hopkins” në bazë të dhënave të fundit ka renditur Kosovën të parën në listë sa përket vdekjeve të personave nga koronavirus,

Kështu Kosova lë mbrapa Kolombinë, Bolivinë, Perunë, Argjentinë, Brazilin.

SHPËRNDAJE