Kosova ekstradon “fshehtas” këtë person në Gjermani (Emri)

Kreshnik Dodaj, shtetas shqiptar, ishte arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, në janar të këtij viti.

Emri i Dodajt kishte qenë në listën e Interpolit, raporton KTV.

Ai kërkohej nga autoritetet gjermane për veprën penale ‘vjedhje e rëndë me armë në bashkëkryerje’ në vitin 2015.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Avokati i tij, Gent Gjini, thotë se ka kërkuar që menjëherë të ekstradohet në Gjermani, por institucionet e drejtësisë kosovare kanë zvarritur procedurën, duke e mbajtur në paraburgim në Kosovë më shumë se dy muaj.

Gjini thotë se ka dyshime se klienti i tij është maltretuar në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Gjini deklaron se si avokat i Dodajt nuk ka marrë asnjë dokument se do të ekstradohet. Si rrjedhojë, ai nuk ka informacion për kohen kur ka ndodhur kjo.

Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se bashkë me Prokurorinë dhe Gjykatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

Ndërsa për realizimin e ekstradimit ekziston një afat ligjor, brenda të cilit institucionet tjera të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me ato të Gjermanisë, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për realizimin e ekstradimit.