Kosova i kërkon ndihmë Shqipërisë, që përmes OKB-së të ndiqen kriminelët serbë

Kosova nuk mund ta formojë Tribunalin Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe, derisa nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për këtë, burime të Top Channel brenda qeverisë kanë treguar se është duke u diskutuar mundësia që t’u kërkohet ndihmë shteteve mike, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Pas mbledhjes së fakteve, Kosova mund t’ia dorëzojë dokumentacionet këtyre shteteve të cilat duke u bazuar në to, nga Këshilli i Evropës mund të kërkojnë krijimin e Tribunalit.

Por, kundër kësaj ideje po del shoqëria civile.Loxha thotë se mundësia më e mirë është gjykimi krimeve serbe përmes gjykatave të vendit dhe Prokurorisë Speciale.

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kroacisë, nëse deri tani ka gatishmëri për të bashkëpunuar për këtë çështje, por nuk janë përgjigjur.

Derisa Kuvendi ka vazhduar me procedurat e brendshme, si krijimin e një komisioni shtetëror për mbledhjen e fakteve dhe përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për krijimin e tribunalit.

SHPËRNDAJE