Kosova me zyrë doganore në Durrës

Grupet teknike kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.

Në kuadër të bashkëpunimit të dy Qeverive, si dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të dyja qeverive me datën 7 dhe 8 dhjetor në Tiranë dhe Durrës Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Bahri Berisha me bashkëpunëtor ka takuar Drejtoren e Përgjithsme të Doganës së Shqipërisë znj. Belinda Ikonomi me bashkëpunëtor.

Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe dy grupet punuese të administratave doganore ku edhe janë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.

Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të tranzitit.

Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtareve. Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit. Procedurat doganore në Portin e Durrësit nga dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji janar 2019.

SHPËRNDAJE