Kosova merr mbështetje edhe nga Belgjika

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti sot në takim Shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Z. Servais e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për detyrën e re dhe formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Z. Servais tha se nëpërmjet zgjedhjeve qytetarët e Republikës së Kosovës dhanë një shembull të rëndësishëm të pjekurisë demokratike dhe shtoi se Belgjika do ta mbështes Republikën e Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

Zv.kryeministri Bislimi e falënderoi z. Servais për urimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Belgjikës i ka dhënë Republikës së Kosovës në rugën e shtetndërtimit.

Në takim u diskutua edhe për situatën e tanishme me pandemine Covid-19, për pikëpamjet për dialogun e Kosovës me Serbinë, si dhe për prioritetet e Republikës së Kosovës kundrejt agjendës evropiane.