Kosova në fund të PISA-s, por rektori Bajram Kosumi blenë telefon 1000 € (Dokument)

Ndonëse Kosova ka ngelur në fund të listës së vendeve pjesëmarrëse të PISA-s, por rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, nuk ka ngelur mbrapa me teknologji.

Universiteti që e drejton Kosumi më 21 nëntor 2019 ka nënshkruar kontratën me kompaninë private “Neptun” për furnizimin me aparat telefonik për zyrën e Rektorit vlera e së cilit është hiç më pak se 999 euro.

Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se në tender kanë konkurruar tre operatorë, ndonëse aty shihet se që të gjithë kanë konkurruar me çmim të njejtë, përkatësisht 999 euro.

Përndryshe, programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën PISA, 2018 ka radhitur Kosovën në vendin e 77 në mesin e 79 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi, duke ranguar të tretën nga fundi. Kosova në këtë test ka lënë pas vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet. /Front Online/

SHPËRNDAJE