Kosova në ‘inate’ politike, por ja çfarë po bën Serbia për Kosovën

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, është takuar me ambasadorin britanik në Serbi, Denis Keefe, me të cilin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje pasi konflikti i ngrirë nuk do të ishte mirë për rajonin, transmeton lajmi.net.

“Prishtina duhet të respektojë marrëveshjet e Brukselit dhe të përmbushë të gjitha angazhimet që janë në dokumente”, ka thënë Bërnabiq.

Ndërsa ambasadori britanik ka thënë se është e rëndësishme të vazhdohet dialogu pasi është e vetmja mënyrë për të arritur zgjidhje për të ardhmen.

Ambasadori Keefe tha se samiti i mbajtur kohët e fundit në Londër, ishte është për vite me radhë shumë i suksesshëm dhe dëshmon se në Mbretërinë e Bashkuar është e interesuar për stabilitet të qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor.

SHPËRNDAJE