Ka përfunduar ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës, me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Metro.
Golin e parë dhe të vetmin për Kosovën e shënoi Vedat Muriqi, në minutën e 58 duke iu dhuruar Dardanëve gëzim të madh i cili nuk zgjati shumë.
Pas pak minutave lojë, Sllovenia barazoi me Kurtic i cili shënoi golin e parë për këtë ndeshje.
Por në minutat e fundit rezultati u përmbys nga Sllovenia, që shënoi golin e dytë pas penaltisë që u ekzekutua nga Ilicic, në minutat shtesë të lojës.
Kujtojmë se në këtë ndeshje ekipi i Kosovës luante me mungesa të mëdha të lojtarëve, e gjithashtu i mungonte edhe trajneri i skuadrës Bernard Challendes i cili është infektuar me koronavirus.