Kosova shokohet nga lajmi i fundit që sjellin zyrtarët e NATO-s

Portuguese NATO-led peacekeepers (KFOR) stand guard at the entrance of the village of Zupce, in Serb-majority northern Kosovo, on October 21, 2011. NATO-led peacekeepers in Kosovo offered to meet with Serb representatives in order to ease tensions over dismantling Serb-held roadblocks in the north of the breakaway territory. AFP PHOTO / ALEXA STANKOVIC (Photo credit should read ALEXA STANKOVIC/AFP/Getty Images)

Gazeta e Sarajevës Dnevni Avaz ka raportuar për një takim që kanë mbajtur zyrtarë të NATO-s me gazetarë nga Ballkani. Sipas Avaz-it, që citon zyrtarë të NATO-s, Kosova do të mund të anëtarësohej në Aleancën Veriatlantike pas 20 vjetësh.

Zyrtari i lartë, ndërkaq, ka thënë se në rajon për këtë aleancë ushtarake dy problemet më të mëdha janë Maqedonia dhe Bosnja.

Duke komentuar zhvillimet në Maqedoni, zyrtari i NATO-s ka thënë se i vlerësojnë përpjekjet që po i bën Shkupi, por kanë thënë se gjithçka është në zhvillim e sipër dhe se ka rrezik që situata të shkojë në drejtim të gabuar.

“Kjo nuk do të na befasonte. Jemi mësuar me skenarë të tillë”, në Ballkan.

Sipas Avaz-it, ushtarakët në NATO, Ballkanin e cilësojnë si të parëndësishëm në raport me krizat tjera si Lindja e Mesme, terrorizmi global, Irani, Koreja e Veriut.

“Ju jeni krejtësisht të parëndësishëm”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Ndërkohë, duke përcjellë tutje deklaratat njofton se në NATO-ja vlerësojnë se Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova do të mundë të bëhen anëtare të plota të NATO-s pas 20 vitesh. Ndërkaq, për Serbinë thonë se nuk janë të sigurt nëse dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s.

Gazeta boshnjake shkruan se zyrtarët e NATO-s kanë thënë fjalë të mira për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke përmendur vizitën e tij në Selinë e NATO-s.

“Ai i ka vlerësuar pozitivisht raportet e NATO-s me Serbinë, ka thënë ato që janë suksese reale dhe pengesa. Vuçiqi është më i mirë se paraardhësit e tij. Veçmas më i mirë se Nikoliqi”, kanë thënë në NATO.

Po ashtu, në NATO thonë se pozicioni i “dy karrigeve” i Serbisë nuk e irriton aleancën.

“Këtë vit kemi pasur 120 aktivitete të përbashkëta me Serbinë. I kemi 20 ushtrime me këtë vend, përfshirë edhe manovrat e mëdha në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. E dimë se Serbia me Rusinë i ka pasur këtë vit 4 manifestime të përbashkëta të tilla”, ka thënë ushtaraku anonim i NATO-s, shkruan Avaz.

SHPËRNDAJE