Kosova s’njeh humbje në ‘Fadil Vokrri’: Mposht Malin e Zi dhe vazhdon ëndrrën drejt ‘Euro 2020’

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk po njeh humbje në ndeshjet e zhvilluara si vendas, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Pas humbjes nga Anglia në ndeshjen e fundit, Kosova i është kthyer fitoreve në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në ‘Fadil Vokrri’, ‘Dardanët’ shënuan fitore bindëse ndaj Malit të Zi me rezultatin

Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan golat e fitores në minutat 10’të dhe 35.

Pas kësaj fitore, Kosova ka 11 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në Grupin A. Me vetëm një pike më pak se Republika e Çekisë që pozicionohet e dyta.

Kujtojmë që Kosova ndeshjen e radhës e luan pikërisht ndaj Çekisë më 14 nëntor. Kjo ndeshje pritet të jetë edhe vendimtare për pozitën e dytë, pozitë kjo që dërgon në ‘Euro2020’.

SHPËRNDAJE