Kosova U-21 shkruan historinë, mposhtë Norvegjinë me përmbysje rezultati

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 e ka mposhtur me rezultat 3-2 përfaqësuesen e Norvegjisë, duke e shënuar fitoren e parë dhe historike në fushën e lojës në një ndeshje zyrtare.

21-vjeçarët e Kosovës arritën fitoren e parë zyrtare në fushën e lojës – duke mos e përfshirë fitoren në tavolinë ndaj Norvegjisë në muajin qershor – pasi mposhtën Norvegjinë me rezultat 3-2.

Norvegjia kaloi e para në avantazh me dy gola të shënuar nga Thrsby në minutën e 5-të dhe Martin Odegaard në minutën e 35-të.

Por, kosovarët shënuan dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë për të barazuar rezultatin në 2-2. Enis Bytyqi, futbollisti i Wurzburger Kickers, realizoi në minutën e 41-të, para se Florent Hasani të barazonte për 2 me 2, në të 43-tën.

Enis Bytyqi ishte heroi i Kosovës, pasi sulmuesi realizoi edhe një gol në minutën e 87-të për t’ia dhënë fitoren e parë Kosovës U-21. /Insajderi

SHPËRNDAJE