Kosova vendi më i varfër në Evropë, por për 4 muaj i harxhuan mbi 20 milionë euro për Iphone 11

Kosova është ndër vendet më të varfra në Evropë, por kur bëhet fjalë për telefona e vetura të shtrenjtë kosovarët nuk janë kursimtar.

Valon Kerolli, ekspert i IT dhe rrjeteve sociale përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se kosovarët për katër muaj kanë harxhuar mbi 20 milionë euro për Iphone 11.

Postimi i tij:

Iphone 11, 11 PRO dhe 11 PRO MAX janë lansuar më 20 shtator të vitit të kaluar, dhe kosovarët për më pak se katër muaj sipas të dhënave që rrjetet sociale mbledhin në lidhje me pajisjet që përdoruesit e tyre përdorin për t’iu qasur atyre kanë në duart e tyre hiq më pak se mbi 15 mijë telefona të modeleve më të reja të iPhone!

Nëse llogarisim çmimet e versioneve më të thjeshta për këto tre modele që ofrohen për shitje në gjirafa50, i bie që kosovarët kanë harxhuar mbi 20 milion euro për më pak se 4 muaj për të pasur modelet më të reja të iPhone!

SHPËRNDAJE