“Kosovarët” e Zvicrës favoritë përball Serbisë

Nuk ka dilemë që të dy ekipet janë në një pozitë të palakmueshme. Bëhet fjalë pra për Zvicrën dhe Serbinë. Përballja mes Zvicrës dhe Serbisë do të luhet nesër prej orës 20:00 në “Arena Baltika”.

Kundërshtarët e Serbisë në hapjen e kampionatit ndaluan brazilianët, favoritët e Kupës së Botës.

Në 23 ndeshjet e fundit ata kanë vetëm një humbje pas 90 minutave (16 fitore dhe gjashtë barazime), të vetmen humbje e kishte pësuar nga Portugalia 2: 0 në kualifikimet për Kupën e Botës Rusi 2018, gjë që krijon përshtypjen se Zvicra është favorit në këtë ndeshje.

Zvicra është në një avantazh të butë psikologjik, sepse ata tashmë kanë një pikë kundër Brazilit, por Serbia nuk e ka atë.

Ka dy fakte më interesante që mund të tregojnë rezultatin e ndeshjes, raportoi “b92”,transmeton Periskopi.

E para është se Serbia ka luajtur pesë ndeshje rresht pa barazim.

Dhe tjetra është se Zvicra dhe Serbia luajnë kryesisht me një numër të vogël golash, më së shpeshti 1:0 (0: 1), 1:1, 0:0, 2:0 (0:2) si fitorja e Serbisë kundrejt Bolivisë 5:1 ose Zvicra mbi Panamanë 6:0.

Loja e parë që prej kohës kur Serbia luan si shtet i pavarur (Jugosllavia ka luajtur 13 herë dhe ka gjashtë fitore, pesë barazime dhe dy humbje) kundër Zvicrës, ngre tension në terren, por edhe jashtë.

“Zvicra” nga Kosova vazhdimisht tensionon situatën para ndeshjes. Zviceranët nuk i mbështesin Xhakën, Shaqirin, Behramin, Xhemalin, por mediat korrespondojnë me tregime për bombardimet, refugjatët dhe mbështetjen që ata marrin nga Kosova.

SHPËRNDAJE