Kosovarët në Gjermani, e gjermanët ia kanë mësyrë këtij vendi për të jetuar e punuar

Që nga paslufta vendi i preferuar për kosovarët për të jetuar dhe për të punuar është Gjermania, mirëpo sipas disa studimeve të fundit që janë bërë atje, po del që shtetasit gjermanë më shumë po preferojnë Zvicrën për të jetuar e punuar sesa vendin e tyre.

Kosovarët presin deri në dy vite për një vizë pune për të dalur në Gjermani, dhe për ta vazhduar jetën atje, madje shumë nga këta shtetas heqin dorë nga pasaporta e Republikës së Kosovës, sapo të marrin atë gjermane, dhe e gjithë kjo sepse jeta atje është shumë më e mirë, dhe ajo çka u intereson më shumë atyre janë pagat e larta, pavarësisht punëve të rënda që bëjnë.

Agjencia Federale e Punës përmend profesionet, për të cilat në Gjermani ka mungesë fuqie punëtore. Hidraulikë ose personel shëndetësorë për shembull kërkohen me urgjencë në shumë rajone. Problemi është niveli i arsimimit në Kosovë nuk mund të krahasohet me atë të Gjermanisë.

Më e thjeshtë puna mund të jetë për të gjithë ata që duan të fillojnë menjëherë një kualifikim në Gjermani ose edhe studimet në një Universitet gjerman, gjë që dëshirohet shumë nga kosovarët.

Ndërsa, si kosovarët nuk po mendojnë edhe vetë gjermanët, sepse viteve të fundit atje po largohen nga atdheu i tyre dhe po zhvendosen në Zvicër e në vende tjera.

Instituti për Studimet Demoskopike ka kryer një hukumtim ku doli që rreth 180.000 gjermanë largohen çdo vit drejt një vendi tjetër, ndërkohë që 130.000 në vit kthehen sërish në Gjermani.

Ndërsa, një pjesë e madhe po largohen për arsye profesionale dhe fiton të ardhura më të mira në vendin e përzgjedhur, del në pah nga hulumtimi ‘German Emigration and Remigration Panel’të BiB në bashkëpunim me Universitetin e Duisburg-Essen. Mesatarisht të punësuarit me normë të plotë brenda një viti fitojnë rreth 1200 Euro më shumë se në Gjermani.

Vendi më i preferuar për emigrim i gjermanëve në dhjetë vjetët e fundit me rreth 20.000 ka qenë Zvicra, pasuar nga SHBA-ja me 127.000, Austria me 108.000 dhe Britania e Madhe me 82.000. Që nga vitet 1980 numri i emigrantëve gjermanë është rritur vazhdimisht, thonë studiuesit. Burrat dhe gratë emigrojnë thuajse njësoj, por kryeson “një model klasik i familjes”, ku karriera e burrave luan një rol më të fortë. Gratë shpesh punojnë sërish vetëm pas kthimit në Gjermani.

Ndërsa, kujtojmë që pavarësisht dëshirës së shtetasve kosovarë për të shkuar në Gjermani nuk kanë precedura të lehta për të kaluar. Ata që kërkojnë një vizë pune realisht duhet të stërvisin durimin për shkak të pritjes së gjatë në ambasadat gjermane, deri në dy vjet.

Më 1 mars 2020 pritet të hyjë në fuqi ligji gjerman për fuqinë punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së. Për herë të parë mund të vish në Gjermani edhe me një vizë 6 mujore për të kërkuar punë duke i mbuluar personalisht shpenzimet për këtë periudhë.

Përveç kësaj të rinjtë nën moshën 25 vjeç që kanë mbaruar shkollën, mund të vijnë për të kërkuar një vend kualifikimi për deri në gjashtë muaj, nëse matura e tyre i kualifikon për shkollë të lartë, nëse njohin gjermanishten në nivelin B2 dhe e sigurojnë vetë jetesën në këtë kohë.

SHPËRNDAJE