Kosovarja përzgjedhet komandante në akademinë ushtarake në SHBA

Arelena Shala është përzgjedhur në Komandante e Regjimentit në Akademinë West Point, ka njoftuar sot Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se osova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty e të cilët janë pranuar me merita vetanake.

“Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin. Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës”, është shprehur ajo.

“Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake.
E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur në Komandante e Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll!”, ka thënë më tutje Çitaku.

SHPËRNDAJE