Kosovës i shtohet edhe një zëvendësministër

Qeveria e Kosovës, ka emëruar sot si zëvendësministër Gjergj Bekën nga Aleanca Kosova e Re në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Beka,  përmes rrjetit social ‘Facebook’, ka thënë se nga sot ka marrë detyrën e zëvendësministrit në MMPH.

“Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot.”, ka shkruar Beka .

Ndryshe, Gjergj Beka është asambleist i AKR-së në Komunën e Mitrovicës dhe ka qenë këshilltar politik i ish ministrit të MPB-së, Bejtush Gashi.

Rikujtojmë, se Qeveria e Ramush Haradinaj që nga marrja e mandatit është kritikuar për numrin e madh të zëvendësministrave të emëruar.

 

SHPËRNDAJE