Kovac: Liverpool na tregoi ku janë limitet tona

Bayern Munich është mposhtur 1:3 nga Liverpool në “Allianz Arena” dhe e ka mbyllur Champions League për këtë sezon.

Pas ndeshjes, trajneri bavarez Niko Kovac e ka pranuar se kundërshtari kishte më shumë kualitet se ekipi i tij.

“Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë dhe Klopp me djemtë e tij duhen uruar për paraqitjen e bërë.

Ata ishin rreshtuar mirë, bënë lojën e tyre duke mos na lejuar ne të futemi në lojën tonë, prandaj kemi humbur me meritë. Presioni shumë i madh? Ishte merita e kundërshtarit që ishte shumë kompakt dhe luante me zgjuarsi.

Sot kemi kuptuar limitet tona. Neuer? Nuk i vë faj për golin e parë, ai nuk e dinte nëse Rafinha do ta ndalonte Mane. Nuk duhet të flasim për ata që mungonin, ata që ishin në fushë dhanë gjithçka, nuk ka justifikime“, ka thënë Kovac.

SHPËRNDAJE