KQZ-ja flet pas vendimit të PZAP-së

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, pas vendimin të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin, ka thënë se KQZ do të veproj në përputhje me vendimet e PZAP-it.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes së cilave vërtetohen vendimet e KQZ-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.