KQZ nuk e di datën e certifikimit të rezultateve, pret PZAP-në dhe Supremen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Gjykatës Supreme dhe do të veprojë në përputhje me vendimet e tyre, ndërsa, pastaj do të ketë mundësi të procedojë për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat që janë parashtruar në këtë institucion por duhet të pritet edhe Gjykatën Supreme nëse ndonjë ankesë paraqitet në këtë institucion nga pala e pakënaqur me vendimin e PZAP-it.

“Se kur do të ndodhë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve ne nuk mund ta dimë tani datën e saktë, por e dimë që rezultati i zgjedhjeve certifikohet pasi këto institucione vendosin lidhur me të gjitha ankesat që parashtrohen si dhe pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndërmarrë të gjitha hapat që i kërkohen përmes këtyre vendimeve”, tha ai.

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar 100 ankesa nga partitë politike dhe kandidatë e tyre për deputet dhe ka kohë 72 orë për t’i shqyrtuar ankesat. Ndërsa, pas këtij afati palët e pakënaqura kanë të drejtë të bëjnë ankesë në Gjykatën Speciale brenda 24 orëve, pastaj ka kohë 72 orë për të vendosur.

Pas kësaj procedure, KQZ duhet t’i respektoj vendimet e këtyre dy institucioneve dhe pastaj bën certifikimin e rezultateve

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE