KQZ tregon se kur do të publikohen rezultatet

Zëdhënësi për medie nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfimruar se në QNR ka përfunduar rinumërimi i 1408 vendvotimeve për të cilat kishe marr vendim PZAP-ja për rinumërim.

Elezi njoftoi se në ditën e 12 pas atij vendimi përfundoi rinumërimi.

“Sot është dita e 12 që nga fillimi i zbatimit të vendimit të PZAP-së”, tha Elezi.

Ai ka sqaruar për ecurinë e certifikimit të rezultateve të cilat do të bëhen pas konfirmimit të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme se ka apo jo ndonjë ankese eventuale nga ndonjë subjekt politik apo kandidat për deputet.

“KQZ para se të bëj certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve merr konfirmimin nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë gjë për shqyrtim, kur t’i kemi këto përgjigje do ta shpallim rezultatin përfundimtare”, tregoi ai.

“Rezultatet do të publikohet në web faqen e KQZ”, tha ai.

“Brenda 24 orëve mund ta bëhen ankesa për ndonjë shkelje, ndërsa publikimi i rezultateve në faqen e KQZ-së pritet të bëhet më së largu ditën e nesërme”, shton ai.

Elezi nuk bëri të ditur detajet për numrin e votave për secilën parti dhe kandidat, ai tha se këto do të bëhen të ditura sapo të certifikohen rezultatet.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE