Krasniqi godet Ahmetin!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi është shprehur i pakënaqur me punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Si punë të vetme të kryer në mandatin e kaluar nga kryetari Ahmeti, Krasniqi ka përmendur furnizimin e shkollave fillore me kifle, ndërsa në këtë mandat shprehet se prioritet do të jetë e-kiosku, i cili mundëson lëshimin e certifikatës së lindjes, ekstraktit, certifikatës së vendbanimit, certifikatës së shtetësisë dhe certifikatës së martesës.

“Mandati i parë: kilfle qumshtë
Mandati i dytë: e – kiosku…”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Çarjet në Vetëvendosje, u bën të njohura në fund të vitit të kaluar, derisa në një komunikim virtual ndërmjet zyrtarëve të këtij subjekti politik u ofendua lideri Albin Kurti. /Gazeta Blic/

SHPËRNDAJE